Monday, May 6, 2013

Puthje lesbike në Eurosong

Konkurrentja e Finlandës në festivalin "Eurosong 2013", duket se po planifikon një puthje lesbike në arenën e spektaklit më të rëndësishëm të muzikës europiane, që do të mbahet më vonë gjatë majit. 

Krista Siegfrids, 27 vjeçare , e cila do të konkurrojë me këngën “Martohu me mua”, në 18 maj, në spektaklin që këtë vit zhvillohet në Suedi, lajmëroi se po përgatit një “surprizë” të veçantë në fundin e performancës së saj.

Në një koncert në muajin prill, në Amsterdam, në shenjë proteste ndaj vendimit të qeverisë finlandeze për të mosaprovuar martesat homoseksuale, Siegfrids u puth me një prej balerinave që e shoqëronin.

Me shumë mundësi, 27-vjeçarja do të përsërisë këtë gjest në Malmo, me qëllimin, sipas saj, për të bërë një “shpallje publike” për të drejtat e barabarta midis të gjithë njerëzve.
“Homofobikët do të tërbohen nga kjo, por jam live në televizion dhe askush nuk mund të më pengojë”, trasnmeton TCH paralajmërimin e Kristas. 

No comments:

Post a Comment