Wednesday, May 8, 2013

BB6: Iliri i bën një lojë Rikes, gjë që krijon gërricje mes të dyve

Iliri e diskuton me Eldorën planin që ka për Riken, ku mendon që t’i bëjë ndonjë rreng, më pretekstin për t’i treguar se çdo gjë duhet ta vendosë në vendin e vet. Ai i thërret disa herë Rikes, duke dashur një komunikim me të, por Rikja ndodhet në ambientet e banjës, megjithëse e dëgjon, por nuk i përgjigjet. Atëherë Iliri merr inat dhe shkon e ia derdh të gjithë qesen me Neskafe mbi jastëk.

Rikja dal nga banja,e shikon që është duke shkuar për te dhoma e gjumit e shkon pas tij, ndërsa e gjen jastëkun e saj me kafè sipër. “Ky nuk është normal”, thotë ajo dhe teksa del për ta shkundur, shkëmben disa batuta me të.
Rikja i thotë se shaka të tilla nuk e bëjnë as të qeshë, por as të mërzitet, ndërsa Iliri i tregon se ai thjesht e vuri në punë dhe ia arriti qëllimit. “Plas kur nuk të konsideroj, e?”, i thotë Rikja me zë të lartë, teksa e dëgjojnë të gjithë banorët e tjerë që ndodhen në kopsht, duke shkaktuar të qeshura tek të gjithë.

Ajo fillon t’i shkundë edhe çarçafët, ndërsa Iliri mundohet të mos e lërë të kalojë, duke u munduar të krijojë me çdo kusht debat me të. Ai e bllokon derën dhe nuk e lë me asnjë kusht që të kalojë, duke i thënë se thjesht po i tregon që është kokëfortë. Ai qëndron serioz dhe nuk e lë që ajo të dalë jashtë, ndërsa Rikja shtrihet në krevat, duke pritur që Iliri të largohet.

Ajo i tregon se as nuk e ka konsideruar gjatë gjithë kësaj kohe dhe pikërisht për këtë arsye Iliri është sjellë në atë formë. “Ti nuk je normal”, i thotë Rikja, ndërsa Iliri justifikohet të thotë se nuk po e lejonte të kalonte vetëm sepse ajo nuk i ka kërkuar të falur pasi e ka goditur në krah pas derës. Rikja i kujton se Iliri mundohet gjatë gjithë kohës që të krijojë situata ku thjesht të flasë me të.

Pasi largohet Rikja, Iliri shtrihet në krevatin Rikes për të fjetur. Ajo shkon më vonë dhe i kërkon që të çohet nga krevati, bashkë me Elonën. Ai e kalon gjithë diskutimin duke qeshur, ndërkohë që Rikja është mërzitur vërtet nga veprimi i tij.

No comments:

Post a Comment