Wednesday, May 8, 2013

Bën seks aq të zjarrtë, sa që një 32-vjeçar thyen...organin!

Një raport seksual ndoshta tepër i ndezur i ka kushtuar shtrenjtë një 32-vjeçari, i cili ishte duke kryer një marrëdhënie të zjarrtë me partneren, kur ndjeu një dhembje të fortë dhe më pas një zhurmë të ngjashme me atë të një kërcitjeje dhe në fund shikoi një ematomë të përhapej me shpejtësi në pjesët e tij intime. Menjëherë është ngutur për në spital, ku diagnoza ka qenë: 'Frakturë e penisit'.
Sipas asaj që shpjegojnë specialistët bëhet fjalë për ngjarje të rralla, por të mundshme. Thyerja vjen nga një membranë që mbulon trupat e vegjël të organit, duke sjellë  gjakderdhje me bollëk prej enëve të gjakut të tendosura shumë, gjatë ereksionit. Burri 32-vjeçar iu nënshtruar një operacioni për të ngjitur frakturën, ndërkohë që pavarësisht asaj që ndodhi, ai nuk ishte për asnjë moment në rrezik për jetën. Ndonëse, tani do të duhet të bëjë më shumë kujdes përsa i takon funksionalitetit të organit të tij



No comments:

Post a Comment