Wednesday, May 8, 2013

Viber 3.0: Tani mund të telefonojmë dhe dergojmë mesazhe edhe nga kompjuteri falë Viber Desktop

Viber 3.0 ka pak orë që është i disponueshëm në App Store, duke sjellur disa funksione të reja dhe duke suportuar tani edhe programin Viber Desktop që mund ta përdorim në një kompjuter Mac ose Windows. Viber për Mac dhe Windows na lejon të dërgojmë mesazhe falas dhe të bëjmë telefonata falas ndaj përdoruesve të tjerë Viber, në çdo pajisje tjetër dhe në të gjitha vendet e botës.

Viber sinkronizon të gjitha kontakter, mesazhet dhe kronologjinë e telefonatave me pajisjen tuaj mobile, në këtë mënyrë ju mund të nisni një bisedë në aplikacionin mobile dhe ta vazhdoni atë më pas në kompjuterin tuaj. Mund ta shkarkoni versionin për Mac dhe Windows nga faqja zyrtare e Viber 3.0.....Por të rejat e versionit 3.0 nuk përfundojnë këtu. Ju ftojmë të shkarkoni versionin e fundit të Viber për iOS, për të zbuluar të gjitha versionet e reja. Viber është i disponueshem falas në App Store, për iPhone, iPad dhe iPod Touch. Kërkon iOS 4.3 ose një version më të ri dhe peshon vetëm 23.9 MB. Ndërsa versionin për kompjuter siç e përmendëm dhe më lart, mund ta shkarkoni nga faqja zyrtare e Viber




No comments:

Post a Comment