Monday, May 6, 2013

Sony së shpejti vjen me dy super-telefona


Sony është duke përgatitur dy modele të reja të telefonave të mençur, të cilët në treg vijnë më vonë gjatë këtij viti. Dhe njëri prej tyre do të jetë një super-telefon. Bëhet fjalë për pajisjen tablet me emrin Togari, që vjen me ekran 6.44 inç Full HD.
Modeli i dytë i telefonit të mençur nga Sony do të jetë Honami, i cili do të sjell teknologjitë më të mira nga Sony në një pajisje të vetme mobile. Ky telefon do të ketë ekranin e ndjeshëm në prekje me diagonale prej 5 inç në Full HD, procesorin me 2.3GHz quad-core Snapdragon 800, kamerë të pasme me 20 mega-piksel, bashkë me sensorin Cybershot CMOS dhe thjerrëzat e markës Carl Zeiss.

No comments:

Post a Comment