Thursday, May 9, 2013

John Travolta është homoseksual?


Margaret Cho ka përdorur seksualitetin e John Travoltës për një pjesë të “stand-up”-it të saj duke thënë se ai “është shumë homoseksual, por nuk e pranon dot”.

Cho, e cila ka interpretuar së bashku me aktorin e famshëm në filmin e vitit 1997 ‘Face/Off’, e përmendi disa herë fjalën “gay” gjatë performancës së saj në Australi.

“E di që s’duhet, por do e them: John Travolta është shumë homo! Ai nuk është thjesht homo. Ai nuk është se thjesht pëlqen meshkujt. Ai është homoseksual si Oscar Wilde, Lord Bajroni… Një homo i çmendur dhe luksoz. Më vjen keq për të sepse e di që do të ishte shumë më i lumtur nëse do e pranonte, por ai nuk e pranon dot”, transmeton TCH te kete thene Cho, e cila e ka shprehur publikisht biseksualitetin e saj dhe është aktiviste e të drejtave të homoseksualëve.



Më tej, ajo përshkroi për publikun se si është të punoje me Travoltën në sheshxhirim: “Ishte i llastuar dhe kujdeseshin shumë për të. Më dukej vetja sikur isha në praninë e një mbreti… ose mbretëreshe.”

John Travolta është i martuar me Kelly Preston që prej vitit 1991, por vitin e kaluar disa meshkuj e kanë akuzuar për ngacmim seksual, por këto akuza kanë rënë poshtë. /Indeksonline/

No comments:

Post a Comment