Wednesday, May 8, 2013

9-vjeçar dhe profesor universiteti

Vitali Nechaew ka ligjëruar në orën e historisë për studentët, të cilët kanë dëgjuar me vëmendje ligjëratat e vogëlushit

Profesori i historisë, Anatolij Kuzminskiy, ishte impresionuar me njohuritë e djaloshit.

"Ky është një rast unik. Ai ka ende një tru të njomë dhe është tashmë shumë i arsimuar“, tha profesori Kuzminskiy.

Edhe studenti Oleh Mishenko është i entuziazmuar me Vitalin. "Ai i di të gjitha detajet dhe duhen shumë të dhëna për t’i mbajtur mend".

Vitali jeton me të ëmën dhe të motrën në një shtëpi të vogël në Swenyhorodka të Ukrainës, që ndodhet rreth 250 kilometra nga Kievi. 

Ai shkon në shkollë si edhe nxënësit e tjerë të moshës së tij. 

Por, Vitali nuk mund të jetë i rregullt në shkollë, ngase ai shpesh është i sëmurë. 

Megjithatë, mësuesja e tij, Svitlana Koval, është e kënaqur me punën e tij, sepse me ndihmën e librave ai ende arrin të marrë nota të mira.
Qeveria e Ukrainës tani po financon rehabilitimin e Vitalit, që djaloshi i talentuar të shërohet më shpejt



No comments:

Post a Comment