Friday, April 26, 2013

Durrës, dhunohet brutalisht dhe grabitet taksisti

DURRES- Një taksist është grabitur dhe dhunuar brutalisht në qytetin e Durrësit.
Mësohet se Isa Xhamani është mbajtur peng për një orë, është dhunuar ne te gjitha menyrat dhe më pas i janë grabitur të gjitha sendet personale.
Shtetasi Sabri Verteniku, banor ne te njejten lagje me tasksistin, lagja 14 Shkozet, e ka ftuar ate ne shtepi, me pretendimin se ka nje person te semure dhe kerkon ta çoje ne spital.
Në këtë moment, sipas te dhenave te para, taksisti është dhunuar në mënyrë brutale nga Verteniku, duke i prere nje vesh dhe me ane te sendeve te forta i ka shkaktuar deme te renda ne trup. Paraprakisht mesohet se gjithçka ka ndodhur per shkak te nje borxhi që taksisti i ka patur prej kohesh Sabri Vertenikut.
Verteniku eshte larguar nga vendi i ngjarjes me makinen  e taksistit, ndersa policia po punon per kapjen e tij.
Taksisti mometalisht ndodhet ne spitalin e  Durresit, ne gjendje jo te mire